
*ORGASMA është mrekullia e 8të që ka krijuar ‘Nëna Natyrë’ por ORGASMA duhet të jetë e para*. (KIM DRASA; postulat personal).
Artikulli
Dija është fuqi, veçanërisht, kur bëhet fjalë për VAGINËN. Por ka një shumicë të mungesës së informacioneve, për këto fakte.
Ka aq shumë për ato që dëgjojmë rreth Vaginës dhe që vazhdojnë të shtohen dhe po përhapen, shumë e më shumë, dhe janë të pasakta por më e keqja është që ato mund të na bëjnë neve, të ndjejmë të gjitha llojet e turpit dhe stresit, të cilat nuk duhet të ndodhin. Këto nuk duhet ti marrim në konsideratë.
Kështu, me këtë artikull do të vendos, një tufë, totalisht fakte të vërteta rreth Vaginës dhe Vulvës që do ju ndihmojnë të “lundroni”nëpër labirintet e këtyre fakteve dhe kështu do keni mundësi të vlerësoni trupin tuaj, në të gjithë “lavdinë” e tij.
(1) VULVA juaj nuk është Vagina juaj por e di se çfar ju kuptoni:
VAGINA është një kanal muscular që fillon prej Cervix (Qafa e Uterusit) dhe vazhdon deri në pjesën e jashtme të trupit.
VULVA është komplet e jashtme, ku përfshihen:*Labia;*Uretra;*Clitoris dhe *Hapja e Vaginës.
Ju duhet të njifni ndryshimin midis Vaginës dhe Vulvës sepse kjo është fuqizimi i të kuptuarit të anatomisë, të trupit tuaj sepse kjo mund të jetë shumë ndihmuese ose bile e nevojshme për të ditur dallimin midis Vaginës dhe Vulvës sepse janë dy pjesët kryesore të kënaqësisë seksuale. (Lexoni artikullin tim “VULVA”).
(2) SHUMICA e FEMRAVE NUK MUND TË ARRIJNË në ORGASME VETËM nga PENETRIMI i PENISIT në VAGINË:
Më vjen keq për këtë lajm. Fakt është që 18% e femrave thonë që mund të arrijnë në ORGASME vetëm prej penetrimit të PENISIT në VAGINË. Për 82% e femrave, të tjera, çelsi i arritjes në ORGASME është CLITORIS.
Disa femra mund të kenë të 2ja variantet, pra arrijnë në ORGASME edhe vetëm me penetrimin e PENISIT ose vetëm me fërkimin e CLITORIS me *Gishta ose vetëm me *PENIS (në ereksion, të fortë) ose mund të ndodhi nga *Kombinimi i të 2ja varianteve (me penetrim PENISI + Fërkim CLITORIS) dhe kjo në seksologji quhet “ORGASME e përzier”, e cila mund të ndodhi rrallë por është totalisht e arritëshme. Në të kundërt, bile edhe kur janë trupa me shëndet, të plotë, të cilët *Rrallë ose *Asnjeherë arrijnë në ORGASME.
(3) JO të gjithë njërëzit me VAGINË janë FEMRA:
Genitalia nuk është një tregues për gjinin dhe ajo mund të jetë e gabueshme që të supozohet kështu. Ka shumë njërëz që kanë VAGINË por nuk janë femra. Ata mund të identifikohen si një burrë ose Hermofrodit (me Vaginë dhe me Penis, në miniaturë).
(4) VAGINA mund të griset gjatë lindjes por kjo është normale
Përdorimi i instrumentave “si të filmave horror” që është pjesë normale e lindjes dhe trupi juaj është i dizenjuar të “kërcej mbrapa”.
Mbi 79% të rasteve, gjatë lindjes, përfshijnë *Grisjen ose *Incizionin e VAGINËS. Këto “dëmtime” mund të jenë *një grisje e vogël ose *një prerje e gjatë që quhet EPISIOTOMY. Dhe që bëhen me shumë kujdes, nga obstetër, të specializuar. Kto ndodhin kur fëmija ështënë pozicion Podalik (jo më kokën para) ose në rastet kur duhet që lindja të bëhet sa më shpejt. E frikëshme? Po. E pa kapërcyeshme? JO. VAGINA juaj është elastike dhe për arsye të vaskularizimit, të bollshëm, me gjak, aktualisht shërohet më shpejt se pjesët e tjera, të trupit.
(5) Nëqoftëse ju keni një ‘G-spot,’ kjo është e pëlqyeshme sepse është si një CLITORIS i 2të:
Kultura popullore ka qënë e fiksuar pas G-spot për dekada, duke tentuar shumë here, duke ushtruar presion dhe ledhatime, në brëndësi të VAGINËS, për të gjetur këtë zonë me fuqi erogene (eksituese), të fortë si pika me hot e VAGINËS.
Por studimet, në vitin 2017, dështuan me lokalizuar G-spot dhe një studim, tjetër, akoma më i madhë, gjetën që ¼ e femrave, ju arrin Vagina në Climax, prej vetëm penetrimit, të PENISIT. Kështu, nuk ka një evidencim, të fortë që G-spot është ekzistencë anatomike.
Nëqoftëse, ju dëshironi të ledhatoni, me gishta ose me Penis, në murrin e sipërmë, të Vaginës, netëorku i Clitorisit, tuaj, të brëndëshëm, propabilisht do ju falenderoj (figurative).
(6) CLITORIS është si maja e AJSBERGUT:
Historikisht: CLITORIS ka qënë nënkuptuar me qënë një koleksion mbaresash nervore me madhësinë e një kokër bizele, nën një mbulesë lëkure e quajtur Kapuç i CLITORIS. Burrat kanë vështirësi në gjetjen e tij.
Dimensioni aktual i Clitoris ka qënë i panjojtur, nga publiku, deri në 2009, koha kur një grup studiuesish francez, krijuan një model printimi 3-D, me madhësinë aktuale, njërëzore, të qëndrës së kënaqësisë.
Tani, ne e dimë që Clitoris është një rrjet ekspansiv i mbaresave nervore dhe pjesa më e madhe e tyre ekziston nën sipërfaqen e lëkurës. Duke arritur, 10 cm, majë më majë, Clitoris ka formën e një kërpudhe me katër këmbë. Clitoris gjëndet kollaj, pra nuk “humbbet”.
(7) A-Spot: Qëndra e mundëshme e kënaqësisë?
Fornix anterior (kubeja e përparshme) e Vaginës ose “A-spot” është një kthinë (si gropë në murrë), e cila qëndron shumë mbrapa, në anën e barkut të Cervix dhe në distancë është më thellë në Vaginë sesa G-spot.
Në përputhje me një studim në 1997, paraqiti që stimulimi i A-spot është rruga më e lehtë për të krijuar më tepër lubrifikim, në Vaginë. Jo vetëm kjo por gjithashtu, 15% të femrave, pjesëmarrëse, në studim, arritën në Orgasme 10-15 minuta, të stimulimit të A-spot. Por duhet ta dini që kjo arrihet vetëm kur Penisi është i gjatë dhe mund të arrijë deri në qafën e Mitrës, aty, afër ku ndodhet A-spot. (Lexoni artikullin, në profilin tim, në FB, me titull:”Which Female prefer longer Penises”(“Cila femër preferon Penisin më të gjatë”); Kongresi i 20të, Botëror i Sexologjise, Pekin, Shtator, 2016.
(8) G-spot: “MBRETËRESHA” e kënaqësisë SEKSUALE:
G-spot është një zonë brënda VAGINËS që mendohet se shkakton kënaqësi, të jashtzakonshme.
Problemi madhorë është që kjo pikë ka shumë vështirësi për tu gjetur.
Sipas anketave, 85% e meshkujve, në botë dhe 99.98% në Shqipëri nuk e dinë që Vagina ka një pikë që quhet G-spot dhe pjesa tjetër nuk e kanë gjetur se ku ndodhet, në Vaginë.
Orgasmat e fituara nga G-spot ndryshe nga Orgasmat Clitoridiane, ndihet në gjithë pjesën e poshtme të trupit. Prandaj gjetja e pikës G, ia vlenë të jeni prezente në një sesion seksi, në zyrën time, në klinikë.
Pika G- duhet të zbulohet, në fillim nga femra, e cila pastaj ja tregon të dashurit kur do bëjnë seks. G-spot mund ta gjeni me *Gishta; *Lodër seksi kurse mashkulli mund t’jua gjejë me *Gjuhe ose me *Penis, jo vetëm në Ereksion por të jetë i fortë sa një “Shkëmbë”.
Mënyrat se si mund ta gjeni G-spot nuk mund të shkruhen këtu se janë shumë seksuale.
9) C-Spot tregon sa herë Femra ka bërë SEKS në jetën e saj
C-Spot ndodhet në Clitoris. Somatosensori cortex është një zonë në Tru që përcakton prekjet, në përgjithësi, por ndryshe nga spotet e tjera, brënda tij përckatojnë pjesë të ndryshme të trupit. Trashësia e C-Spot është e ndryshme në çdo grua, në përputhje me frekuencën se sa herë ka bërë seks, në vitet e kaluara si dhe trashësia e C-Spot mvaret të paktën, se sa shpesh ajo është përdorur. Kjo u zbulua duke ju bërë MRI scans të Trurit ndërsa i vendosin një paisje, mbi zonën e Clitoris. Ky është rasti i parë që shkencëtarët mund të qartësojnë frekuencën e seksit, në vitet e kaluara. Ekzaminimi, përcakton edhe nëqoftëse femra ka qënë seksualisht e abuzuar.
(10) Qershitë nuk plasin vetë. Dhe a mundemi ne të mos i quajmë më Qershi?
Pjesa më e madhe e femrave lindin me Hymen (Perde) në hyrje të VAGINËS dhe kjo është një pjese lëkure që shtrihet në të gjithë pjesën e hapjes së Vaginës. Pamvarësisht, të gjithave që ju keni dëgjuar, në asnji moment të jetës tuaj kjo copë lëkure nuk do të plaset vet. Mbitëgjitha, duhet ta dini mirë që Hymeni nuk është si një “flluckë Çamçakizi”.
Hymeni shpesh mund të ndodhi që mos të griset vetëm më penetrim të Penisit por mund të ndodhi gjatë aktiviteteve jo seksuale si në këto raste:*Hipën dhe ecën me biçikletë ose *Vendos një tampon, më thellë se normalisht. Gjitashtu është e zakonshme që gjatë kontaktit seksual, Hymeni të griset dhe të rrjedhi pak gjak. Fatkeqësisht, ka edhe raste që gjatë penetrimit të Penisit, në Vaginë, për herë, të pare (për femrën): “Mos të rrjedhi aspak gjak”.
(11) VAGINAT, supozohet që të gjitha kanë një Erë
Vagina përmban një “Ushtri” të specializuar, fantastikisht, të bakterieve që “punojnë”, gjatë gjithë kohës, për të mbajtur Vaginën me pH të shëndezshëm dhe të balancuar.
Dhe si gjithë bakteriet e tjera edhe këto kanë një Erë. Kështtu që ju me një ndjeshmëri, speciale, zakonisht merrni erë që është normale dhe nuk ka nevojë të mbulohet nga aromatikë.
(12) VAGINA është vet-pastruese. Lëreni ta bëj vetë:
“Ushtria” e lartëpërmëndur e bakterieve, të specializuara ekziston për të vetmen arsye për të mbajtur Ph normal, të Vaginës, në një nivel optimal për të shkatëruar bakteriet armiqësore, të Vaginës.
Konkretisht është totalisht normale të shikosh shkarkime (rrjedhje), të cilat mund të jenë të holla ose të trasha, të pastra ose të bardha, tek mbathjet, në fund të ditës. Ky është rezultat i përpjekjes të vet-pastrimit të Vaginës.
Mësojeni mirë që teknikat e pastrimit si dushet janë ide të këqija sepse ato mund të shkatërojnë balancin natyral dhe i krijojnë Vaginës probleme si *Infeksine dhe *Vaginosis bakteriale.
(13) VAGINA numd të laget pa u eksituar SEKSUALISHT:
Rastet kur Vagina është e lagur ju mund të mendoni që jeni eksituar seksualisht dhe ju duhet të bëni sex? Ky mendim është gabim sepse Vagina mund të laget për shumë arsye.
Hormonet shkaktojnë prodhim të mukusit Cervikal (Qafa e Mitrës) që ekskretohet (jasht Vaginës) për ditë. VULVA ka një koncentrim të lartë të gjëndrave të djersës. Gjithashtu, Vagina mund të prodhojë automatikisht lubrifikant kur ato gjëndra preken, pamvarësisht nga “zgjimi” SEKSUAL. (Një fenomen që quhet mospërputhje me arousal).
(14) Mos harroni: “Vagina laget edhe pa eksitim seksual”. Oh, edhe urinimi gjen rrugën e saj në VULVA (pra gjatë ngacmimit seksual në Vulva, femra mund të urinojë).
(15) VAGINA thellohet kur jeni të ndezuara Seksualisht:
Me seksin në mëndje, Vagina hap dyert e saj. Normalisht, Vagina është diku, midis, 7.62–15.24 cm (3-6 inches), e gjatë dhe 2.54 – 6.35 cm (1-2.5 inches), e gjërë. Mbasi ndodhë zgjimi seksual (Arousal), pjesa e sipërme e Vaginës zgjatet, duke shtyrë, sipër, Cervixin (Qafa e Mitres) si edhe Uterusi (Mitra) futet, lehtësisht, më thellë, në trupin tuaj për të bërë “dhomë” për penetrimin (futjen) e Penisit, në Vaginën tuaj.
(16) VULVA edhe VAGINA, gjithashtu, ndryshojnë ngjyrë:
Kur ju jeni të eksituara, gjaku nxiton drejt Vulvës dhe Vaginës. Ky shtim i sasisë së gjakut shkakton ngjyrim të lëkurës tuaj në këtë zonë që janë të errëta. Mos u shqetsoni për këtë se ngjyra e tyre bëhet përsëri e errët, mbasi ka mbaruar seksi, pra keni kaluar në Orgasme.
(17) Shumica e ORGASMAVE nuk janë si VULLKAN:
Mediat i kanë bërë përshkrim teatral sikur ke një Orgasme dhe kanë krijuar një standart jo-real se si një Orgasme duhet të jetë. E vërteta është se Orgasma mund të ndodhi, në të gjitha format dhe fuqinë—dhe që kupton si *buzë kafshuese, të fortë ose si *harkim shpine që nuk do të përfshihen, në realitet. Shumica e Orgasmave janë të shkurtra dhe të ëmbla, ndërsa të tjerat i ndjeni më tepër të fuqishme dhe të thella. Mos provoni të fiksoheni mbi madhësinë e Orgasmës, tuaj. Kujtoni që seksi është një udhëtim jo një destinacion. (V.O për më të plotë lexoni artikullin tim me titull “ORGASMA” tek kjo gazetë ose në profilin tim, në Fb).
(18) “JU mund të ngrini pesha me VAGINËN Tuaj”:
Ngritja e peshave Vaginale është akti i futjes të një sperance në Vaginë që është e ngjitur me një karem ose një fije që është më shumë se një karem, me klikim, në fakt është një mënyrë, gjimnastikore, për të forcuar dyshemenë, tuaj, pelvike.
Personalisht jam një zë avokatie, nga eksperienca, shumë vjeçare në këshilimet e grave për risitë e këtij ushtrimi, spetakolar. Ushtrimi forcon muskulaturën e Vaginës dhe me këtë arrihet që të bëni sex për një kohë, më të gjatë dhe të ndjeheni më mire dhe më të lumtura.
(19) Disa FEMRA kanë 2 VAGINA:
Ky është anormalitet shumë i rrallë dhe në këtë rast në mjeksi quhet UTERUS DIDELPHYS. Këto femra kanë dy kanale VAGINALE. Lajm i mire është që këto femra mund të ngelin shtatzane dhe të lindin bebe. Gjitashtu, femrat me këtë abnormalitet paraqesin rrezik për tju ndodhur *Abort spontan ose *Lindje parakohe.
(20) CLITORIS dhe PENISI ndajnë një “VËNDLINDJE”:
Duke u nisur që nga fillimi i krijimit, të gjithë Fetuset kanë atë që quhet “Kreshta Genitale”. Për të dyja fetuset si ajo femër dhe ai mashkull kjo kreshtë është e padallueshme. Rreth javës të 9të pas mbetjes shtatzane, ky ind Embrionik fillon të zhvillohet brënda vetes.Pra fillon të krijohet ose *Koka e PENISIT ose *CLITORIS dhe *Buzët madhore të VULVËS. Kryesorja është se në të gjitha bebet (Meshkuj, Femra), oragani seksual fillon tëzhvillohet, në të njëjtin vend, të Fetusit.
(21) Lindja e Fëmijës jo vazhdimësisht gris Vaginën por ndodhin disa ndryshime, në Vaginë:
Direkt në ditën, mbasi fëmija lind, normalisht, nga Vagina (Jo me seksio), Vagina juaj dhe Vulva do të mavijosen dhe fryhen. Ajo është gjithashtu, e zakonshme që Vaginën tuaj ta ndjeni më tepër të hapur sesa normal, në varësi të madhësisë së fëmijës që sapo lindi. Por mos u mërzisni se fryrja dhe zgjerimi i Vaginës do të shkojnë në normalitet pas pak ditësh. Pastaj ka thatësi. Trupi pas lindjes prodhon më pak Estrogen, i cili është përgjegjës për lubrifikimin e Vaginës prandaj ndodhë edhe thatësira në Vaginë. Kështu, ju e ndjeni më të thatë Vaginën dhe më tepër, thatësira bëhet kur filloni ta ushqeni beben me qumësht sepse kjo shkakton ndrydhje të prodhimit të Estrogenit. Vagina juaj do të mbesi më e gjërë se sa para lindjes. Ju mund ta mbani toninifikuese dhe të shëndetëshme muskulaturën e Vaginës, vetëm duke prakrikuar regullisht ushtrime fizike për muskulaturë e dyshemesë Pelvike (KEGEL).
(22) Juve mund t’ju humbi tamponi ose ndonjë gjë tjetër që keni futur në Vaginë:
Ju mund të fusni një tampon që në mëngjes dhe e harroni ta hiqni kur bëni seks dhe mbas seksit mos ta gjeni!!! Yeah, kjo ju ka ndodhur plot femrave por mos u mërzisni se tamponi juaj nuk ka se ku të shkoj, aq lartë. Ajo që është e zakonshme është harresa për disa ditë ose bile javë që ju keni futur një tampon, në Vaginë. Në të tilla raste Vagina fillon të lëshojë erë të kalbur, erën e organizmave të ngordhura. Patjetër, në të tilla raste mos provoni me e nxjerr vet tamponin por shkoni tek mjeku që t’jua nxjerri tamponin totalisht ose pjesë-pjesë.
KONKLUZIONE ABSOLUTE:
· *ORGASMA është mrekullia e 8të që ka krijuar ‘Nëna Natyrë’ por ORGASMA duhet të jetë e para*. (KIM DRASA; postulat personal).
Leave a comment