
Siç është thënë, kur Allahu ﷻ betohet në diçka, me të vërtetë në të ka një vlerë të madhe ose mrekulli, për ato mendje që përsiatin.
Po t’i numërosh dobitë e ullirit, janë me dhjetëra e madje sot përdoret në industrinë farmaceutike duke qenë produkt i domosdoshëm. Edhe për ullirin ka dhjetëra dobi të enumeruera taksativisht ndërsa të specifikuara edhe më shumë, aq sa edhe hiri pas djegies së trupit të drurit të ullirit ka dobi për njeriun.
Lexoni më shumë për këtë, hulumtoni në internet, meditoni dhe përdoreni më shumë këtë pemë, vërtet që besimtarët muslimanë e dinin këtë rreth 15 shekuj më parë dhe e dinë edhe sot, prandaj mbani afër këtë pemë që Allahu ﷻ u betua në të.
Leave a comment