
“Të drejtosh një spital, është si të përpiqesh të drejtosh një automobil, timonin dhe shpejtësinë e të cilit e kontrollojnë pasagjerët (mjekët).
Më e shumta që administratori (shoferi) mund të bëjë: në ndonjë rast, të shkelë frenat!!!”
FUCHS V. R
—‐——–
KUSH TË DREJTOJË, MJEKU APO EKONOMISTI?
Shkenca e ekonomisë shëndetësore është bërë sot një disiplinë shumë e rëndësishme. Konceptet ekonomike janë bërë pjesë e kujdesit shëndetësor bashkëkohor. Ekonomistët dhe administratorët e kujdesit shëndetësor janë bërë aktorë esencialë të sistemit të kujdesit shëndetësor.
Sot flitet për industrinë e shërbimit të
shëndetësor që prodhon shëndet. Sot, githnjë e më shumë, politikat publike po ndërtohon në ekonomike. Kërkesë-ofertë, konkurrencë, kosto efektivitet, kapital human, GDP, spital ndermarrje, manaxhim i sëmundjes, etj, janë bërë tashmë tepër familjarë në sistemin shëndetësor? Reklamat media për mjekët, spitalet, medikamentet, procoduna shëndetësore, etj, konsiderohen normale,
Nga ana tjetër, shumë nga gjeneratat e mjekëve, trajnuar për një praktikë tradicionale, kanë ndërtuar për profesionin e tyre një histori legjendare, sentimentale romantike, nga e cila e kanë të vështirë të ndahen. Ndërhyrjen e ekonomisë në mjekësi e shohin me skepticizëm. Sipas tyre, shkenca ekonomike nuk konsideron ndjenjat dhe humanizmin që karakterizojnë praktikimin e mjekësisë, kosto-efektiviteti është në kundërshtim me parimet e Betimit të Hipokratit, sipas të
cilit, e mira e pacientit është prioriteti më i lartë.
Por kohët kanë ndryshuar. Madje, që në vitin 1967 Gordon McLean, ekspert lider në kujdesin shëndetësor Britanik shkruante: “Një nga kërkesat politike madhore të shumicës së shoqërive perëndimore sot, është shmangia dhe vlerësimi në mënyrë kritike i dogmave dhe klisheve me të cilat është e mbushur politikëbërja për kujdesin mjekësor”.
KUSH DUHET TË DREJTOJË SISTEMIN SHËNDETSOR ?
Sipas ekonomistit John Maurice Clark (1950):
“Ka dy botë. Bota e investigimit të ftohtë të shkakut dhe pasojës, dhe bota e dëshirave, idealeve, gjykimit të vlerave. Me të parën kanë të bëjnë shkencat e natyrës, me të dytën etika. E veçanta e shkencës ekonomike : është thirrur për të shërbyer si një urë që lidh këto dy brigje.”
Në fakt, ekonomia shëndetësore si shkencë, është relativisht e re. Mjafton të përmendet fakti se konferenca e parë ndërkombëtare mbi këtë subjekt është mbajtur në vitin 1973.
Edhe në vendet më të zhvilluara, numri i ekonomistëve shëndetësorë është i kufizuar. Në SHBA, ndonëse për shëndetin shpenzohet një përqindje shumë më e madhe e GDP krahasuar me bujqësinë, ekonomistë agrarë janë shumë më tepër se shëndetësorë.
Por, rritja marramendëse, e pandalshme, e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor dekadat e fundit është bërë shkak i një progresi të dukshëm në fushën e ekonomisë shëndetësore.
Ekonomistët shëndetësorë më të shquar që ka bota sot, vijnë nga tre drejtime : industritë e shërbimeve, të trajnuar si ekspertë në mjekësi, ekonomistë të përgatitur në mënyrë të mirëfilltë për kujdes shëndetësor, dhe mjekë të trajnuar si ekspertë në ekonomi.
Nga të gjithë pranohet që mjekët dhe ekonomistët duhet të ndihmojnë për ngritjen e urës që lidh shëndetësinë me ekonominë, pa të cilën funksionimi i sistemit shëndetësor është i pa mundur.
Dilema qëndron kush do ta drejtojë, kush do të jetë i pari: mjeku apo ekonomisti?
Në kushtet e sotme, manaxhimi i spitaleve, klinikave, dhe organizatave të tjera të kujdesit shëndetësor është
bërë domosdoshmëri.
Rekomandimet nuk mungojnë, s’janë të reja, as të panjohura. Ato vazhdojnë të serviren pa ndërprerje.
Fakti që kudo në botë, nuk implementohen gjerësisht, tregon se problemi është pasojë e sistemit, jo thjeshtë e neglizhencës.
Dihet se praktikisht është e pamundur mjeku të marrë përgjegjësinë për financime e shpenzime kapitaleve të rëndësishme. Dihet se është e pamundur të bëjë biznes me planifikues, rregullues, dhe rimbursues, dihet se është e pamundur të koordinoje gjithë interesat e mjekëve, infermiereve, laborantëve dhe specialistëve të tjerë.
Por, nga ana tjetër, a është e mundur të kuptohen problemet e kujdesit shëndetësor tësor pa kuptuar mjekët? A është e mundur të bëhen ndryshime të rëndësishme në këtë fushë pa ndryshuar shprehitë e mjekëve?
Dr Paul Elwood, jo pa ironi, shkruan: “Spitalet nuk kanë pacientë; doktorët kanë pacientë, dhe spitalet kanë doktorë”.
Ndërsa Fuchs, nga këndvështrimi i administratorit të spitalit : “Të drejtosh një spital, është si të përpiqesh të drejtosh një automobil, timonin dhe shpejtësisë e të cilit e kontrollojnë pasagjerët (mjekët), ndërsa më e shumta që administratori (shoferi) mund të bëjë, në ndonjë rast, të shkelë frenat!!!”
Roli dominues i mjekëve është veçanërisht i rëndësishëm, në “thembrën e Akilit” të sistemit, në koston e kujdesit shëndetësor. Janë ata që kontrollojnë plotësisht këtë proces. Është vendimmarrja tyre për medikamentet, ekzaminimet, dhe hospitalizimet që
përcaktojnë pjesën më të madhe të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor. Sa më e mirë vendimmarrja mjekëve, aq më e ulët kostoja.
PRA KUSH DUHET TË DREJTOJË ?
Sigurisht që në shumë raste, falë dijeve që zotërojnë,
në sistemin ekzistues të fragmentuar të kujdesit shëndetësor, kërkesa për lidershipin e mjekëve do të vazhdojë të jetë e madhe. Pa dyshim, shumë mjekë do të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre si teknikë shumë të specializur për aspekte të veçanta të mjekësisë apo kirurgjisë. Shumë të tjerë, nuk do të përfshihen më drejtpërdrejt në mënyrën e administrimit të kujdesit shëndetësor, por të gjithë do të vazhdojnë të marrin përgjegjësinë për shëndetin e njerëzve që mbulojnë.
“Mjekët -nënvizon Sigerist – si shkencëtarë tepër të
specializuar, nuk janë të përgatitur të luftojnë me probleme që në radhë të parë janë sociale dhe ekonomike”.
Pra, ndonëse autoriteti i mjekut si profesionist apo ekspert kërkohet dhe pranohet me kënaqësi nga pacientët dhe profcsionistët e shëndetit, është kërkesë e kohës që ai të “hapi rrugë”. Dikush tjetër duhet të marrë rolin e lidershipit të sistemit. Në vend të tij ose bashkë me të. Më shumë se kurrë, sot mjeku duhet ta ndajë fuqinë drejtuese me ekonomistin shëndetësor.
ÇFARË NDODH TEK NE ?
Në kushtet kur mundësitë financiare janë të kufizuara, kur Instituti i Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) ka marr përsipër edhe finanein e
spitaleve kur pritet që çdo spital të ketë autonomi të plotë ekonomike dhe kur drejtori të jetë përgjegjës për manaxhimin e fondeve, fakti se kush do të drejtojë bëhet tepër i rëndësishëm. Aq më tepër kur dihet se pjesa më e madhe e fondeve konsumohen në sistemin spitalor dhe duke mbajtu nën kontroll koston e spitaleve, më shumë fonde do të jenë të disponueshme për mjekësinë parandaluese, kujdesi parësor, kujdesin ambulator, kërkimet shkencore a nevoja të tjera të rëndësishme.
Që në fillim duhet theksuar: tek ne nuk ekzistojnë ekonomistë shëndetësorë profesionistë, në kuptimin vërtetë të fjalës, ashtu si dhe tek ne drejtojnë mjekë të pa trajnuar në mënyrë të mirëfilltë në ekonomi, të mbështetur nga ekonomistë të zakonshëm, pa njohuritë e mjaftueshme në shëndetësi. Në një farë mënyre, së bashku ata përpiqen, sa mundin, të plotësojnë njëri-tjetrin.
Drejtimi i spitaleve nga ekonomistë të zakonshëm, apo manaxherë siç kanë qejf ata ta quajnë veten, do të ishte përsëritja e një eksperimenti të pasuksesshëm. Aq më tepër kur mund të abuzohet me qëllimin e mirë për të përmirësuar drejtimin e sistemit shëndetësor, duke e përdorur atë për nevoja dhe ekuilibra të çastit.
Në fakt, problemi i drejtimit të spitaleve nga ekonomistë shëndetësorë nuk është i ri. Të paktën është në diskutim që nga viti 1995. Sikur, që nga ajo kohë të kishim përgatitur të paktën 20 të tillë, në universitetet më të mira të fushës, qoftë dhe me bursë nga shteti, pse jo dhe ISKSH, përfitimi do të ishte i madh, dhe problemi do të ishte zgjidhur për spitalet kryesore të vendit. Sidoqoftë, asnjëherë nuk është vonë.
Për sa kohë që ekonomistët shëndetësorë të mirëfilltë ende nuk kemi, drejtimi i spitaleve me dy bashkë-drejtorë (mjek – ekonomist) do të ishte zgjidhja më e mirë për momentin.
Ps. Ky shkrim është i vitit 2012…
Katërmbëdhjetë vite më parë…
Shumë kohë ka kaluar !
(Nga libri: Në Labirinti e Reformës Shëndetsore)
Leave a comment