Kryefaqja Ora e Shëndetit Dr. Hysni Dankshi: Gjendrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi) mund të trajtohen fare mirë me mënyra të thjeshta
Ora e Shëndetit

Dr. Hysni Dankshi: Gjendrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi) mund të trajtohen fare mirë me mënyra të thjeshta

Share
hysni dankshi
Share

hysni dankshi

hysni dankshi

 

Në Shqipëri mjekësia alternative është e lashtë, njësoj si në shumë vende të botës. Kjo metodë popullore në vendin tonë ka ekzistuar që në lashtësi dhe ka ardhur deri në ditët e sotme po me të njëjtat metoda, duke alternuar njohuritë e metodave alternative.

Mjeku Hysni Dankshi sjell informacione të vlefshme lidhur me gjendrat tiroide (me mungesë dhe tepricë jodi). Ato gjenden në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegës së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si edhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjendrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjendrat tiroide kanë këto shenja, dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, kanë dobësim trupi, rrahjet e zemrës bëhen më të shpeshta dhe më të forta.

Të sëmurët me gjendra tiroide preken shpejt, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh tek gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjendrës tiroide dobësohet nga ndikimi normal i gjendrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjendrën, shkaqe të tjera të panjohura, të cilat veprojnë drejtpërdrejtë në gjendër. Këto janë shenjat dhe mosfunksionimi i hipertireozës, pra ulja e funksionit.

Kurse hipertireoza (shtim i funksionit), për të cilën do të flasim më poshtë, është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjendra prodhon shumë hormone, kështu trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendëm më lart në hipotireozë me ulje të funksionit, sepse shenjat janë të njëjta.

Do të flasim për gushën (strumën). Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjendrës tiroide, shfaqet më tepër tek gratë në çdo moshë. Gjendrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. P.sh.: gjendrat zmadhohen në mes ose në të dyja anët apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë në një kohë të shkurtër disa herë gradualisht.

Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Personat shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Zakonisht gjendrat tiroide me mungesë jodi gjenden tek personat në vendet malore, kurse ato me tepricë të jodit në bregdet. Ka raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjendrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.

Për personat që kanë gjendra tiroide me mungesë jodi, duhet të mbajnë tek koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj, që çliron jod me grykë të hapur nga darka deri në mëngjes.

I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Pra, në vjeshtë kur ka me shumicë, duhet të konsumohen një orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë.
Ata që vuajnë nga gjendrat tiroide të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni ose 50 gr lëvore që zihen në 500 gr ujë për 20 minuta, dhe pihet 2 herë nga një filxhan kafeje esëll në mëngjes. Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut që rritet në dete, që ka shumë jod, jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.

Frashëri i bardhë

Zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 min dhe i kulloni. Pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës. Prej shumë vitesh njihen këto ilaçe popullore për shërimin e gjendrave tiroide me mungesë të jodit dhe për shërimin e strumës.
Gusha. Për këtë sëmundje përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni, merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta. Kullohet dhe pihen 3 gota në ditë të ëmbëlsuara me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse fëmijët pinë 3-4 lugë gjelle. Kjo metodë shërben për ata që vuajnë nga gusha.

Gjendrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, por megjithatë ka plot ilaçe popullore që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.
Gjembgomari. Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. E lëmë në qetësi për 30 min. E kulloni dhe pihet në çdo vakt e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës nga 10 gr ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.

Bari i bletës

Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hedhim 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lëmë në qetësi për 20-30 minuta duke e tundur herë pas here. E kullojmë, e ëmbëlsojmë sipas dëshirës dhe pimë në çdo vakt nga 1 gotë ujë.

Trumza

Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në dy ditë, e ngrohtë dhe e ëmbëlsuar sipas dëshirës.

Share

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *