
Nga mikroskopi i Lui Pasterit te algoritmet e Inteligjencës artificiale, shkenca mjeksore po përpiqet të eksplorojë misteret e pafundme të organizmit njerëzor.
KOHA E PARË
Janar 2016
Dhjetë vite më parë (31 janar 2016) , bëra një shkrim për mjekësinë me “precizion” që po konsiderohej si e ardhmja e mjekësisë moderne që do transformonte mënyrën diagnostikimit, mjekimit dhe parandalimit, sipas profilit biologjik të pacientit, bazuar në gjenetikën, ndividuale të tij…
Disa pjesë nga shkrimi:
PYETJE…
“Pse disa njerëz janë të shëndetshëm, të tjerë jo. Pse njerëzve me të njejtën sëmundje, një mjekimi të njejtë nuk i përgjigjen në të njejtën mënyrë. Pse jo në çdo rast një dietë e mirë, ushtrim fizik i rregullt nuk ofron mbrojtje. Pse jo çdo njeri që pi duhan, çdo obez, nuk vdes para kohe. Pse Përdorimi i një aspirine çdo ditë për parandalimin e një ataku në zemër, ka efekt vetëm për disa…”
E njejta pyetje lindi më lindi dhe më pas edhe në kohën e pandemisë Covid-19. Pse disa të moshuar, edhe me sëmundje shoqëruëruese e kaluan lehtë, apo nuk u prekën nga covidi dhe të tjerë edhe në moshë më të re, pa sëmundje shoqëruese humbën jetën ?
DO BËHET SI ËSHTË “SHKRUAR”…
Kjo shprehje e vjetër ka bazë shkencore. Shëndeti i mirë apo i keq në një farë mënyre është i “parashkruar” në gjenet e secilit. Faktorët gjenetikë janë në veprim pothuajse në çdo sëmundje dhe kanë ndikim në efikasitetin e mjekimit. Çdo individ ka variante geneteike individuale që e vendosin para risku të lartë apo të ulët për të zhvilluar një sëmundje, për t’iu përgjigjur më shumë apo më pak një mjekimi apo dhe trajtimi parandalues.
Pikërisht për të aplikuar mjekim apo parandalim me “precizion” shkenca po provon të lexojë çfarë është “shkruar” në gjenet e secilit. Koncepti ku Mjeksia me “Precizion” mbështet, s’është i ri. Grupet e gjakut përdoren me sukses prej më shumë se një shekull në transfuzionin e tij.
NJË ANALOGJI
Për ta kuptuar më mirë: mendoni një çast sikur të gjitha këpucët të kishin të njejtin numër për të gjithë. Vetëm një pakice do t’i përputhej me numrin e këmbës, të tjerëve, dikujt do t’i rrin të mëdha, dikujt të vogla, dikujt s’do t’i futeshin në këmbë. E njejta gjë ndodh me barnat, te një pakicë veçoritë gjenetike përputhen me “masën” e caktuar të barit dhe mjekimi vepron mirë, të tjerëve, dikujt i vepron pak, dikujt nuk i vepron fare, dikujt mund dhe t’i shkatoje dëme. Pikërisht këtë përpiqet të korigjojë ‘Mjeksia me Precizion’. Të marrë parasysh diferencat gjenetike për të mundësuar saktësi në mjekim apo dhe parandalim.
NE MBYLLJE…
Mjeksia me Precizion është një vizion që i përket të ardhmes jo të afërt.
Deri atëherë, mjeksia do vazhdojë t’i qëndrojë përkufizimit të William Osler (1849-1919) : “ Mjeksia është shkenca e gjërave të njohura jo në mënyrë përfundimtare, art i probabilitetit”
(31 janar 2016)
KOHA E DYTË
Maj 2026. Mjeksia me precizon dhjetë vjet më pas…
KRONOLOGJI
Mjekësia e shekullit që lamë pas mbështej në biologjinë klasike, zbulimet e fiziologjisë, mikrobiologjisë dhe imunologjisë. Louis Pasteur (1822–1895) dhe Robert Koch (1843–1910) krijuan teorinë mikrobike të sëmundjes që dominoi mjekësinë e shekullit 20.
Viti 1953 – Watson dhe Crick zbuluan strukturën e ADN-së dhe i hapën rrugën epokës së biologjisë molekulare. Viti 1960 – Max F. Perutz, fitues i Çmimit Nobel në Kimi (1962) deshifroi strukturën së hemoglobinës. Me zbulimi e tij tregoi se biologjia molekulare mund të zbërthente misteret e jetës në nivel atomik. Viti 1991 – Projekti i Gjenomit Njerëzor. Nismë nga SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Japonia, Kina. Qëllimi identifikimi i të gjithë gjeneve dhe ndërtimin e hartës së gjenomit njerzor. Në vitin 2003, projekti përfundoi duke u konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të shkencës.
Genomika i hapi rrugën epokës së biologjisë molekulare moderne, bioinformatikës dhe mjeksisë me precizion…
SHKENCË APO MJEKSI?
Ne fillimin e viteve 2000 në reflektim të Projektit të Gjenomit Njerëzor, Harold Varmus, ish drejtor i NIH dhe laureat i çmimit Nobel, një nga ekspertët më të shquar të fushës ishte kundër një entuziazmi të tepruar. Miliarda investime për deshifrimin e kodit të jetës, tepër të kufizuara përfitimet në praktikën klinike. Sipas tij: “Genomika është një mënyrë për të bërë shkencë jo mjekësi”. Duhet kohë për të përkthyer shkencën në mjekësi…Nga Big shkenca tek shtrati pacientit ka shumë sfida. Por ky parashikim po rezulton jo i sakë…
JEMI NË EPOKËN E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE…
Askush s’mund të parashikonte një shpërthim kaq të fuqishëm të shkencës, një ndërthurje kaq të fortë të intuitës njerëzore me algoritmet e IA-së.
Gjenet, qelizat, informacioni biologjik përbëjnë alfabetin e ri të mjekësisë.
Miliona variante gjenetike, radiologjike, të dhëna klinike e kanë kthyer biologjinë në “gjuhën” e mjekësisë moderne. Një zhvillim të shpejtë, një transformim befasues, po i jep Mjeksisë me precizion integrimi i inteligjences artificiale me Multi-Omikën, një qasje e re biologjike, që kombinon të dhëna nga disa fusha: gjenomika, proteomika, epigjenomika, mikrobiomika etj… Arritjet janë të dukshme Farmakogjenomika, përcakton se si gjenet ndikojnë në reagimin ndaj barnave. Onkologjia me precision që përdor biomarkerë për të zgjedhur terapinë më efektive kundër kancerit. Kardiologjia e personalizuar identifikon rrezikun e sëmundjeve të zemrës përmes analizës gjenetike. Robotika mjekësore, ndihmon në kirurgji minimalisht invazive dhe rehabilitim të personalizuar. Sipas optimistëve, shekulli 21 është shekulli i biologjisë, kush do investojë në kërkimet biomjekësore do të sigurojë përfitime të pallogaritshme shëndetsore dhe ekonomike. Mjeksia me Precizion do të përmirësojë veç shëndetit edhe efektivitetin ekonomik. Ndër të tjera, s’do të trajtohen me të njejtën terapi të kushtueshme 100% e pacientëve, por vetëm ata që përfitojnë prej tij, kjo do të mundësojë kursim të 90% të kostos!
SKEPTIKË APO REALISTË?
Por ka dhe skeptikë, sipas tyre: Sa më shumë ADN-ja deshifrohet, aq më shumë kuptojmë se s’janë vetëm gjenet që “shkruajnë” fatin e shëndetit tonë. Një simfoni është shëndeti ku gjenet ndërthuren me mjedisi dhe stilin jetesës. Organizmi ynë nuk është një sistem i pandryshueshëm, edhe pse ADN-ja nuk ndryshon gjatë gjithë jetës, faktorë biologjikë epigjenetikë rregullojnë, ndezin dhe fikin gjenet, duke ndikuar në zhvillimin e shëndetit dhe sëmundjes. Teknologjia, politika, kushtet social-ekonomike ndikojnë gjithashtu. Nga ana tjetër, kosto e mjekësisë me precizion vazhdon të jetë marramendëse, jo të gjithë kanë qasje në testimet gjenetike dhe trajtime të personalizuara, jo të gjithë sistemet shëndetësore e kanë financiarisht të përballueshme… Barazia dhe aksesi universal për kujdes shëndetsor mbetet sfidë e shekullit.
UDHËTIMI VAZHDON…
Dy projekte: ‘All of Us’ SHBA vazhdon të mbledhë të dhëna gjenetike dhe klinike nga miliona njerëz për ndërtimin e profileve të personalizuara. Iniciativa ‘PRECISEU’ ne BE synon të sjellë në praktikën klinike europiane, mjekësinë me precizion.
DUKE E MBYLLUR PËR TA RIHAPUR…
Mjekësia me precizion është një libër në dorëshkrim, faqet e para janë shkruar, mbeten ende shumë, pafund pyetje presin përgjigje dhe pafund pyetje të reja pritet të lindin.
Ndërkohë njeriu mbetet një mister që kërkon kujdes shëndetsor.
Leave a comment